ShowBizzz

Ricky Martin zbulon momentin e tensionuar që nuk u transmetua kurrë

Prezantuesi amerikan Billy Bush ka rrëfyer një episod të vjetër me këngëtarin Ricky Martin, duke pranuar se ka gabuar rëndë kur e pyeti drejtpërdrejt për orientimin seksual gjatë një interviste.

Ngjarja ndodhi vite më parë, kur Bush i tha këngëtarit se tetë persona në hollin e hotelit ku ndodhej, donin të dinin nëse ai ishte homoseksual. Reagimi i Ricky-t ishte i menjëhershëm dhe i ashpër: “Çfarë? O idiot!”, – tha këngëtari, duke hequr mikrofonin dhe larguar nga regjistrimi. Ai shtoi me zemërim: “Do lajme të fundit, o mbeturinë!”

Pas incidentit, producentët dhe drejtuesit e emisionit u zemëruan, ndërsa Bush u kritikua ashpër edhe nga shefat e tij. Më vonë, ai udhëtoi sërish për në Miami për t’i kërkuar falje personalisht Martin:

“Nuk e di çfarë po mendoja. Ishte e papërshtatshme. Më vjen shumë keq,” – i tha ai këngëtarit, duke u zotuar se intervista nuk do të transmetohej kurrë.

Ricky Martin pranoi faljen, por ishte i qartë në qëndrimin e tij:

“Do ta them kur të jetë koha dhe vendi i duhur. Kjo është shumë personale për mua. Të fal.”

Sot, Bush shprehet me keqardhje për veprimin e tij:

“Detyra ime nuk është të lëndoj njerëzit. Të gjithë gabojmë, por rëndësi ka ta kuptosh dhe ta pranosh.”



ks