ShowBizzz

Komuna e Prishtinës: S’do të lejohen parkingjet që pengojnë qarkullimin

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka ndërmarrë masa për rregullimin e parkingjeve private në qytet. Pas mbylljes së disa parkingjeve private në ditët e fundit, autoritetet kanë bërë të ditur se çdo parking privat duhet të aplikojë për leje të përkohshme, deri në miratimin e planit të ri të mobilitetit.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, Komuna sqaron se plani i ri do të përcaktojë standardet dhe lokacionet e lejueshme për parkim në kryeqytet, duke synuar një menaxhim më të mirë të hapësirave publike dhe private për automjetet.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për rregullimin e parkingjeve në Kryeqytet

Për shkak të numrit të madh të parkingjeve private pa leje – veçanërisht ato me qasje direkte në rrugë kryesore, udhëkryqe apo zona të gjelbra – Kryeqyteti ka ndërmarrë masa të menjëhershme për rregullimin e tyre.

Çdo parking privat duhet të aplikojë për LEJE, që do të jetë e PËRKOHSHME, kriteret e së cilës do të përcaktohen në aktin administrativ që e lëshon Drejtoria e Shërbimeve Publike të Kryeqytetit.

Nuk do të lejohen – të operojnë parkingjet që:

Kanë qasje direkte në rrugë kryesore apo udhëkryqe – që pengon qarkullimin!

Janë të vendosura në hapësira të gjelbra dhe hapësira publike!

Qëllimi: më shumë rend, siguri dhe mbrojtje të hapësirave publike e mjedisit.

Çdo parking privat duhet të aplikojë për LEJE, që do të jetë e PËRKOHSHME, kriteret e së cilës do të përcaktohen në aktin administrativ që e lëshon Drejtoria e Shërbimeve Publike të Kryeqytetit.



ks