
1
Momenti i arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lënë gjurmë të thella edhe te bashkëshortja e tij, Anita Muçaj.
Në një intervistë emocionuese, ajo kujton se si mori lajmin për dorëheqjen e Haradinajt nga drejtimi i qeverisë, duke e mësuar atë përmes televizionit, pa e pritur aspak.
“Duke u marrë me djalin, nuk i kisha ndjekur lajmet dhe e kisha lënë me një shoqe për të dalë për drekë. Ndërkohë, shoh në televizor që Ramushi dha dorëheqjen. Nuk e besova, mora producentin e lajmeve ku punoja, i thashë a jam unë sonte në lajme. Më tha ‘në orar po, por nuk ka nevojë të vish’. Aty e kuptova që ishte e vërtetë”, rrëfen Anita.
Ajo tregon se rruga drejt Hagës dhe momenti i dorëzimit të Haradinajt te autoritetet ishte një traumë e madhe për familjen e tyre.
“U nisëm më pas drejt Hagës. Kur shkuam atje, nga një përcjellje me makina të kryeministrit, futet një shtet të të vërë prangat, është e dhimbshme. Aty nisa të qaj”, shton ajo.
E gjithë kjo situatë u përkeqësua edhe më shumë kur Anita mësoi se në atë periudhë e ëma po luftonte me kancerin dhe po përgatitej për një ndërhyrje të ndërlikuar.
“Po atë ditë, kisha përcjellë edhe mamin në spital, sepse ishte e sëmurë me kancer dhe të nesërmen do hynte në operacion”, përfundon ajo me emocion.
ks