ShowBizzz

Njomza dhe Rinori bëhen sërish prindër – zbulohet emri i djalit

Çifti i njohur i rrjeteve sociale, Rinori dhe Njomza, janë bërë sërish prindër. Lajmin e ëmbël e kanë ndarë vetë përmes një postimi prekës në Instagram, duke zbuluar se më 14 korrik 2025, në orën 15:28, ka ardhur në jetë djali i tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Keyan.

“Dhe papritur, zemra jonë u bë dy herë më e madhe”, shkruan dyshja krahas fotografisë simbolike, duke ndarë edhe emocionet e lindjes dhe peshën e bebit: 3270 gram dashuri të pastër.

Vogëlushja e tyre e parë, Aiyana, tashmë ka rolin e motrës së madhe dhe mezi pret ta ndajë dashurinë me vëllain e porsalindur.

Urimet për familjen e re të katërshes kanë vërshuar nga ndjekësit dhe miqtë e çiftit, të cilët janë një nga çiftet më të dashur në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Njomëza Kastrati (@couple.rn)



ks