
1
Muzika tradicionale ka humbur një nga figurat e e përkushtuara. Ka ndërruar jetë Shefik Pallaska, muzikant i njohur nga Gjakova dhe udhëheqës i grupit të mirënjohur “Ashikët”.
Shefik Pallaska për dekada me radhë kultivoi dhe mbrojti trashëgiminë kulturore shqiptare, sidomos në trevën e Gjakovës, shkruan “Kosovarja”.
Si udhëheqës i grupit “Ashikët”, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e këngës qytetare dhe asaj popullore, duke qenë gjithmonë në qendër të aktiviteteve kulturore vendore dhe mbarëkombëtare.
Përveç veprimtarisë së tij artistike, Shefik Pallaska ishte edhe vjehrri i këngëtares së njohur Yllka Kuqi, me të cilën ndante jo vetëm lidhje familjare, por edhe pasionin për muzikën.
ks