
2
Humanisti Halil Kastrati ka reaguar sot me një mesazh të fuqishëm dedikuar ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka publikuar një fotografi të katër ish-krerëve të luftës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – dhe ka shprehur shqetësimin për padrejtësinë që po u bëhet atyre.
Kastrati shkruan:
**“Na falni, o çlirimtarë!
Na falni që sot, në kohë lirie, po qëndroni të burgosur padrejtësisht në Hagë!
Na falni që heshtja jonë po i rëndon edhe më shumë prangat tuaja!
Na falni që, ndërsa ju po mbani barrën e padrejtësisë, ne kemi rënë në një gjumë të thellë!
Ju që u përballët me armikun për lirinë tonë, sot po përballeni me padrejtësinë për lirinë e së vërtetës!
Historia do ta thotë fjalën e saj…
Por ne duhet të jemi zëri juaj!
Liri për çlirimtarët!