
5
Miranda, bashkëshortja e reperit të njohur Lumi B, është duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram, ku është bërë dukshëm më aktive muajt e fundit.
Ajo ndan me ndjekësit e saj foto elegante e herë-herë mjaft sensuale, që nuk kalojnë pa u vënë re nga publiku.
Së fundmi, Miranda është shfaqur nga plazhi, e veshur me stil dhe më e bukur se kurrë më parë, siç kanë komentuar edhe shumë ndjekës në postimet e saj.
Ajo shpesh realizon edhe video ku trajton tema të ndryshme nga përditshmëria, duke sjellë reflektime personale, shkruan “Kosovarja”.
Prej muajsh në media po qarkullojnë zëra për një ndarje të mundshme mes saj dhe reperit të njohur Lumi B. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar apo mohuar publikisht këtë informacion, duke e lënë statusin e marrëdhënies së tyre në mjegull.
ks