Kuriozitete

“Kaos” në internet, disa personazhe zbulojnë pijen me tërshërë që ka efektin e njëjtë si Ozempic

Ka filluar kërkimi për një mënyrë “natyrale” për të arritur të njëjtën humbje drastike në peshë siç është parë me ilaçin revolucionar, Ozempic.

Personat që mbajnë dietë kanë bërë një sërë sugjerimesh në mediat sociale, duke përfshirë suplementin pak të njohur Berberine dhe madje edhe kanellën, sipas Daily Mail.

Por truku më i fundit ushqimor që thuhet se imiton efektet kundër urisë të Ozempic është i thjeshtë; përzierja e pak tërshëre.

I ashtuquajturi trend ‘Tërshërë-Zempik’ përfshin pirjen e një përzierjeje tërshëre, uji, kanelle dhe limoni çdo ditë, e cila, sipas tyre, mund të ndihmojë në humbjen e peshës së konsiderueshme.

Shumica e atyre që e ndjekin këtë zakon të të ngrënit përmbahen nga ngrënia e vakteve të tjera, duke shtuar në vend të kësaj ushqime të vogla nëse i merr uria.

Përdoruesi i TikTok, ‘Fred_ddy92’ , ka humbur 4.5 kg gjatë 21 ditëve duke pirë ‘koktejin’ me tërshërë.

Përdoruesja ‘anna.2490’ tha se kishte humbur pesë kilogramë, brenda një jave duke pirë ‘koktejin’ dy herë në ditë.

Ndërkohë, përdoruesja ‘TastyCara’ dëshmoi se brenda pesë ditësh kishte humbur katër kilogramë e gjysmë duke pirë këtë përzierje, duke alternuar edhe uljen e ushqimit.

Pavarësisht bujës që bëhet, dietologët janë më pak të bindur se kokteili është një ilaç mrekullibërës.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që pija me tërshërë nuk do t’ju ndihmojë të humbni peshë, thonë ata.

“Konsumimi i bollgurit në mëngjes, në vend të disa mëngjeseve të tjera më të përpunuara, mund të ulë kolesterolin, gjë që është shumë e mirë për shëndetin e zemrës, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike, vitaminat dhe mineralet, dhe fibra e tretshme do t’ju mbajë të ngopur për më gjatë”, thotë Dr. Patel.

Një gjysmë filxhani me bollgur, që përmban shumë fibra dhe pak ujë për t’i ndihmuar të ndihen të ngopur, gjë që mund të çojë në një deficit kalorish, prandaj njerëzit po shohin humbje peshe.

Adhuruesit e modës e kanë vënë re këtë efekt.

Por nutricionistë të tjerë paralajmërojnë se pija me tërshërë mund të bjerë në një kategori të rrezikshme të tendencave dietike, ku njerëzit përdorin kokteje për të zëvendësuar ushqimin e plotë dhe përfundojnë duke konsumuar shumë pak kalori.