
5
Një studim i ri nga Kinsey Institute dhe DatingAdvice ka zbuluar se GLP-1, ilaçet e njohura për humbje peshe që përdoren nga mbi 6.7 milionë amerikanë, po ndikojnë ndjeshëm në jetën seksuale dhe atë të takimeve.
59% e përdoruesve pohuan se u është ndryshuar eksperienca në takime – që nga ndjesia e vetëbesimit e deri te kimia me partnerin.
14% u dhanë më shumë ndeshje në aplikacionet e takimeve, 12% dolën më shpesh në takime, dhe 17% blenë rroba të reja për të treguar ndryshimin fizik. Edhe jeta intime u prek: 52% raportuan ndryshime në jetën seksuale, ku 18% ndjenin më shumë dëshirë, 16% ishin më rehat me trupin e tyre dhe po aq raportuan funksion seksual më të mirë.
Megjithatë, 16% përjetuan rënie të dëshirës dhe 12% përkeqësim të funksionit seksual. Meshkujt përfituan më shumë: ata ishin tre herë më të prirë të thonin se vetëbesimi u rrit dhe dy herë më të shumtë në takime. Doktor Justin Lehmiller tha se standardet shoqërore në takime mund të ndikojnë në këtë dallim, duke theksuar se burrat mesatarë marrin më pak vëmendje në aplikacionet e takimeve krahasuar me gratë.
Ai theksoi gjithashtu se efektet ndryshojnë sipas dozës, llojit të ilaçit, ritmit të rënies në peshë dhe zakoneve të jetesës. Në fund, ai shtoi se nga aspekti seksual, meshkujt kanë përjetuar edhe më shumë efekte pozitive por edhe negative nga këto medikamente.