Lajme

Përdorimi i pishinave publike – IKSHPK del me thirrje për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dal me thirrje publike për të gjithë qytetarëve që përdorin pishinat publike.

Sipas IKSHPK qytetarët duhet të respektojnë udhëzimet në vijim:

1️⃣ Ruani higjienën personale

• Para hyrjes në pishinë, bëni gjithmonë dush me ujë të rrjedhshëm 🚿

• Përdorni rroba banje të pastra dhe mos hyni në ujë me rroba të zakonshme 🚫👕

• Ndalohet hyrja në pishinë nëse vuani nga sëmundje infektive , të lëkurës 🦠 apo të traktit tretës (p.sh. diarreja) 🚫

• Nëse keni plagë të hapura 🩹, mos hyni në ujë – ato janë portë për infeksione ⚠️

2️⃣ Sjellje e përgjegjshme në pishinë 👨‍👩‍👧‍👦📢

• Respektoni rregullat dhe shenjat sinjalizuese 📛

• Mbani fëmijët nën mbikëqyrje të vazhdueshme 👀👶

• Shmangni sjelljet e rrezikshme si vrapimi, zhytjet e papritura apo hedhjet pa kontroll 🤸‍♀️

3️⃣ Ndalohet ndotja e ujit 🚱

• Mos urinoni në ujë 🚫– dobëson efektin e klorit dhe përhap infeksione

• Mos fusni ushqim ose pije në zonën e ujit 🍔🥤 – kjo rrit rrezikun për ndotje dhe tërheq insekte 🐜

• Fëmijët e vegjël të përdorin pelena të posaçme për ujë 👶🩲

4️⃣ Zgjidhni ambiente të sigurta dhe të mirëmbajtura ✅

• Frekuentoni vetëm pishinat që plotësojnë kushtet sanitare dhe janë të licencuara 🧾

• Nëse vëreni ujë të turbullt, erë të rëndë apo mungesë pastërtie, mos hyni në ujë dhe raportoni menjëherë 📞

🫱 Kujdesi për higjienën dhe respektimi i rregullave ndihmon në mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe të të tjerëve