
1
Biznesmeni dhe modeli i njohur, Elton Ilirjani, ka dhënë së fundmi një intervistë ekskluzive për “Pushime On Top”, në Top Channel.
Moderatorja e njohur, Lei Kraja, e ka ‘ngacmuar’ Eltonin duke e pyetur nëse mund të jetë një nga banorët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”.
Ilirjani nuk e hoqi mundësinë për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por kishte edhe një kusht. Ai u shpreh se duhet të ketë vajza dhe djem background artistik. Më pas shtoi se duhet të ketë dhe djem mendjehapur dhe sfidues.
Por jo vetëm kaq, pasi biznesmeni bëri edhe nga ato deklaratat ‘bombastike’ që vetëm ai di t’i bëjë. Teksa po fliste për mënyrën se si do luante, Eltoni tha se mund të ‘kapte jo një por dy veta aty dhe t’ua dridhte me një të tretë’.
Pjesë nga intervista:
Elton Ilirjani në Big Brother”, një sezon që nuk do harrohej lehtë. Si do t’a përfytyroje veten, si një lider, si një strateg i heshtur apo si një provokator?
Provokator, strateg, i heshtur natën dhe fitues i “Big Brother”
Po ditën jo i heshtur?
Ditën do bëja të gjitha intrigat.
I ke qejf intrigat?
Jam shumë intrigant
Si do t’a përballoje pa telefon, pa “Instagram”, pa deklaratat e tua bombastike?
Pa telefon e vështirë do ishte, do ta kisha të vështirë edhe pa deklaratat
Do luaje për publikun apo për veten?
Do luaja vetëm për vete dhe për partnerin që do kapja
Do kapje një partner aty?
Patjetër, jo një por dy, dhe do ua dridhja të dyve me një të tretë
Ti beson te dashuritë në reality show, nuk është se e blindon zemrën?
Besoj pasi dashuria ndodh kudo
Çfarë nuk do bëje kurrë për çmimin e madh?
Pyetje e vështirë, do ti bëja të gjitha për çmimin e madh, asnjë kufizim.
A je gati për të nënshkruar kontratën për “Big Brother VIP Albania 5”?
Kjo varet, varet nga personat që do të jenë aty. Në qoftë se në “Big Brother” do të jenë vajza dhe djem që kanë një background të caktuar artistik në jetën e përditshme të Shqipërisë, patjetër, pse jo. Por me një kusht, në qoftë se do ketë të rinj e të reja, sidomos djem mendjehapur dhe sfidues.
ks