
4
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takim konsultativ me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.
Osmani në këtë takim ka thënë se zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon deputetët ta konsituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, është detyrim i qartë kushtetues.
“Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, thuhet në një njoftim të presidencës.
“Presidentja Osmani theksoi se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe potencoi rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit, në interes të qytetarëve dhe funksionimit demokratik të shtetit”, thuhej më tej.