Lajme

23 vjeçari shqiptar tenton ta hapë derën emergjente në mes të fluturimit, arrestohet pasi aeroplani bën ulje emergjente

Një aeroplan që po fluturonte nga Omaha drejt Detroitit u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Cedar Rapids, Ajova, pasi një pasagjer shqiptar, Mario Nikprelaj, 23 vjeç, u përpoq të hapte një derë emergjente gjatë fluturimit.

Sipas CNN, fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u devijua për arsye sigurie.

Departamenti i Policisë së Cedar Rapids konfirmoi ngjarjen më 17 korrik 2025, rreth orës 18:13, duke thënë se pasagjeri ishte konfliktuar me një asistente fluturimi para se të përpiqej të hapte derën.

Nikprelaj u arrestua dhe u dërgua në Qendrën Korrektuese të Qarkut Linn, ku u akuzua për:

Sjellje të çrregullt
Sulm
Ngacmim të shkallës së parë
Autoritetet nuk përjashtojnë akuza të tjera.