
1
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Komoran, ku një person është gjetur pa shenja jete në banjon e pikës së derivateve, HIB Petrol.
Sinjali merr vesh se në ambientet e pompës ai ishte së bashku me disa familjarë.
Të njëjtit janë shqetësuar që tashmë i ndjeri është vonuar në banjo dhe kur kanë shkuar ta kërkojnë e kanë gjetur të vdekur.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Emergjenca e QMF-së në Komoran është njoftuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës 56-vjeç, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri është gjetur në ambientet sanitare të pikës së karburantit, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura për momentin.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe prokurori kujdestar ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit./Sinjali
ks