Shkencë & Teknologji

Fjalëkalimi i dobët iu mundësoi hakerëve të fundosin një kompani 158 vjeçare

Besohet se mjaftoi vetëm një fjalëkalim që një grup ransomware të shkatërronte një kompani 158-vjeçare dhe të linte 700 persona pa punë, raporton BBC.

KNP – një kompani transporti në Northamptonshire, është vetëm një nga dhjetëra mijëra biznese në Mbretërinë e Bashkuar që janë goditur nga sulme të tilla.

Emra të mëdhenj si M&S, Co-op dhe Harrods janë sulmuar po ashtu muajt e fundit. Drejtori ekzekutiv i Co-op konfirmoi javën e kaluar se të dhënat e të gjithë 6.5 milionë anëtarëve të saj janë vjedhur.

Në rastin e KNP-së, mendohet se hakerët kanë arritur të hyjnë në sistemin kompjuterik duke hamendësuar fjalëkalimin e një punonjësi, pas së cilës kanë enkriptuar të dhënat e kompanisë dhe kanë bllokuar sistemet e saj të brendshme.

Drejtori i KNP-së, Paul Abbott, thotë se nuk i ka treguar punonjësit që fjalëkalimi i tij i komprometuar ka gjasa të ketë çuar në shkatërrimin e kompanisë.

“Do të doje ta dije nëse do të ishe ti?” pyet ai.

“Na duhet që organizatat të ndërmarrin hapa për të siguruar sistemet e tyre, për të mbrojtur bizneset e tyre”, thotë Richard Horne, drejtori ekzekutiv i Qendrës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike.