
1
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur dje në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë nga kati i tretë të një objekti në ndërtim.
Njëri nga personat që ka vdekur ishte Hazir Jakupi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe vëllai i dëshmorit Fitim Jakupi nga Caraviku.
Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të zhvillohet sot, më 22 korrik 2025, në orën 18:00, në fshatin Caravik.
ks