
5
I njohur për jetën e tij dinamike dhe shpeshherë të komentuar në rrjetet sociale, Mevlani ka befasuar ndjekësit me një veprim të papritur.
Ai ka fshirë të gjitha postimet nga profili i tij në Instagram, duke lënë vetëm një foto të vetme – atë me vajzën e tij.
Ky veprim ka ngjallur menjëherë reagime dhe komente të shumta nga fansat dhe ndjekësit, të cilët e përshëndesin këtë kthesë të re në jetën e tij personale. Duket se Mevlani ka vendosur të fokusohet më shumë në familje dhe rolin e tij si baba.
Burime pranë tij bëjnë të ditur se ai është “më i vendosur se kurrë” për të ndërtuar një jetë të qetë dhe të qëndrueshme pranë vajzës së tij, larg zhurmës mediatike që e ka shoqëruar prej kohësh.
- A është kjo një fillim i ri për Mevlanin? Koha do ta tregojë, por një gjë është e sigurt – ai ka bërë një zgjedhje që reflekton pjekuri dhe përkushtim ndaj më të rëndësishmes në jetë: familjes.
ks