ShowBizzz

Parashqevi Simaku prek zemrat e ndjekësve me një kujtim për të birin: Kur të mbajta për herë të parë…

Këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku, ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale me një postim të veçantë, duke ndarë një kujtim të ndjerë nga jeta e saj personale.

Ajo ka postuar një foto të vjetër, ku shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e saj menjëherë pas lindjes.

Ky postim është shoqëruar me një dedikim emocionues, ku Simaku shpreh dashurinë dhe mallin për të birin:

“Ah, biri im… kur të mbajta për herë të parë, bota u bë e imja. Me ty në duar, edhe sikur bota të shembej, s’mund të më rrëzonte. Por tani… disi, jemi larg. Dhe kjo më thyen më shumë se çdo fund. Luke, zemra ime, të dua sa botën.”



ks