
2
Eduart Kuçi, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, në një intervistë për emisionin Prive ka folur hapur për jetën personale, karrierën dhe marrëdhëniet me ish-banorët.
Ndër të tjera, ai nuk e la pa përmendur edhe situatën me Jozin, dikur kishte bërë edhe statuse kundër tij. Por duket se sot qëndrimi i Edit ka ndryshuar, shkruan “Kosovarja”.
“Ne si të Dukagjinit na ka pengu pak, por kur e shikoje me vëmendje, nuk ka pasur faj. Unë kam qëndruar dy javë dhe s’kam mundur ta duroj, le më që ai arriti të shkojë deri afër finales, edhe pse e kishte paralajmëruar daljen. Nuk kam pasur kontakt as me Jozin, as me Gjestin. Kam bërë gabim që jam marrë me të dy, por po të isha në vend të Jozit, do të kisha vepruar edhe më keq,” u shpreh Edi.
Mesa duket, koha i ka zbutur qëndrimet dhe ai sot reflekton ndryshe për situatat e së kaluarës.
ks