
3
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të shtunën pasdite në komunën e Novobërdës, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Ngjarja ka ndodhur më 26 korrik 2025, rreth orës 16:30, ndërsa sipas Policisë:
“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”