ShowBizzz

Konfirmohet lidhja e Tom Cruise me Ana de Armas

Tom Cruise dhe Ana de Armas e kanë konfirmuar romancën e tyre.

Aktori 63-vjeçar dhe aktorja 37-vjeçare për muaj të tërë përfliten se kanë nisur një lidhje, por më në fund ata treguan pak dashuri gjatë një pushimi romantik.

TMZ ka publikuar foto të Tom dhe Anës duke mbajtur duart ndërsa po kalonin kohë bashkë në Vermont gjatë fundjavës.

Ditë më parë, Tom dhe Ana u panë duke marrë pjesë në koncertin e Oasis në stadiumin Wembley të Londrës, transmeton Klankosova.tv.

Kohët e fundit u raportua se Ana ishte ndarë nga i dashuri i saj i mëparshëm, i cili është djali i adoptuar i një politikani të fuqishëm.



ks