ShowBizzz

Pas Dua Lipës, Shawn Mendes sonte në skenën e Sunny Hill Festival

Sonte për herë të parë në Kosovë do të vijë ylli global i muzikës pop, Shawn Mendes, fitues i “MTV Europe Music Awards”, i cili ka mbushur me qindra mijëra fansa arenat më të mëdha të botës si “O2” në Londër dhe “Madison Square Garden” në New York.

Ai do të përforomojë në festivalin më të madh në Kosovë, Sunny Hill Festival.

Sonte në skenën C4, do të performojë edhe DJ-i brazilian Mochakk, i njohur për stilin funky dhe ekspresiv, që po pushton klubet dhe festivalet më të mëdha të botës.

Sunny Hill Festival, nisi mbrëmë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ku për tri netë me radhë do të ngjiten në skenë emra të mëdhenj të muzikës botërore dhe shqiptare.

Edicioni i sivjetmë është hapur nga ylli me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila tha se ka thënë se është kënaqësi që ka pasur mundësi ta krijojë një festival në Kosovë me familjen e saj.

“Tash na bëhen gjashtë vjet dhe po më duket çdo vit po bëhet mirë e më mirë”, ka thënë Dua Lipa.

Ajo pasi falënderoj familjen e saj tha se “Kosova ka lezet, t’i tregojmë krejt botës”, derisa ka ndezur menjëherë atmosferën me përformancën e saj.

Dua Lipës në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’ i është bashkuar edhe baba i saj, Dukagjin Lipa.

Të dy ata së bashku kanë kënduar këngën e Gjurmëve ‘Era’.

Përndryshe, festivali vazhdon edhe të dielën. Në listën e artistëve përfshihen edhe emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare si: Artssassin, Bookie, Deezy, Sainté, Sienna Spiro, Skream, Sugar Rush, Tommy Gold, TSHA, Mygal B2B Edgar Kerri, të cilët do të sjellin stile të ndryshme si hip-hop, alt-pop, dubstep dhe house në një miks unik festiv.

Muzikës së botës i bashkohen dhe yjet më të spikatur shqiptarë si: Loredana, Lyrical Son, MC Kresha, Era Istrefi, Tayna, Kida, Ledri Vula, Adrian Berisha, DJ Caboo, Art Lokaj Band, Bana Zahiti, Blerta Përtace, Hawolf, Lluni, Sahati, Uran B., Yanina dhe Zwada, duke e bërë “Sunny Hill Festival 2025” një festë të vërtetë të muzikës moderne shqiptare dhe ndërkombëtare./kp