
3
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i një motoçiklete.
“Sipas informatave fillestare, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda dhe, përkundër intervenimit të shpejtë të mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes, është konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete,” thuhet në konfirmimin e Policisë.
Kuptohet se viktima është Ribor Spahiu.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 13:00 ne Varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
ks