ShowBizzz

Telaku Dental, standard i ri në stomatologji me çasje ndërkombëtare dhe teknologji moderne

Në një treg gjithnjë e më konkurrues të shërbimeve dentare në Kosovë, klinika Telaku Dental po spikat me një qasje të re, të bazuar në përvojën ndërkombëtare dhe përkushtimin maksimal për cilësinë. Themeluesit e klinikës sjellin në Kosovë përvojën e tyre nga sistemi shëndetësor finlandez, duke ofruar një standard bashkëkohor të trajtimit dentar që reflekton praktikat më të avancuara evropiane.

Ajo që e dallon klinikën Telaku Dental nga klinikat e tjera dentare në Kosovë është qasja profesionale e bazuar në përvojën ndërkombëtare – njëri prej themeluesve është i shkolluar në Finlandë, çka i jep klinikës një perspektivë më të gjerë dhe moderne në trajtimin dentar. Po ashtu, përkushtimi maksimal për cilësinë dhe përdorimi i teknologjive të fundit në çdo procedurë janë elemente që e bëjnë Telaku Dental të veçantë në treg.

E hapur vetëm dy muaj më parë, Telaku Dental ka ndërtuar një vizion të qartë: të ofrojë shërbime dentare të nivelit të lartë, të mbështetura në teknologjinë më të fundit dhe në një ambient të ngrohtë e profesional për çdo pacient. Që nga dita e parë, klinika është angazhuar për të qenë një pikë referimi për cilësinë në stomatologji.

Ekipi i Telaku Dental përbëhet nga specialistë të trajnuar mirë në fusha kyçe të stomatologjisë, si implantologjia, protetika, ortodoncia dhe estetika dentare. Pavarësisht se është një ekip i vogël në numër, profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre garanton trajtim të individualizuar dhe të standardizuar për çdo pacient.

Klinika ofron një gamë të plotë shërbimesh dentare: që nga mbushjet dhe pastrimi profesional, deri te kurorat, trajtimi i kanaleve, implantet dhe zbardhimi i dhëmbëve. Ajo çfarë e bën klinikën të veçantë është qasja minimalisht invazive dhe planifikimi digjital i trajtimeve, një praktikë ende jo e zakonshme në shumicën e klinikave vendore.


Teknologjia moderne është një nga shtyllat kryesore të punës së tyre. Pajisjet më të avancuara dhe ndjekja e vazhdueshme e trajnimeve profesionale janë dëshmi e bindjes së klinikës se cilësia dhe përvoja e pacientit ecin dorë për dore me përparimin teknologjik.

Për të caktuar një takim, pacientët mund të kontaktojnë përmes rrjeteve sociale, nëpërmjet telefonit apo duke vizituar drejtpërdrejt klinikën. “Mjafton që pacienti të vijë me një ide të përgjithshme për shqetësimin e tij – për gjithçka tjetër kujdesemi ne,” theksojnë nga Telaku Dental. Dhe si një mesazh i fundit, ata i kujtojnë të gjithëve: vizitat e rregullta te dentisti janë çelësi i një buzëqeshjeje të shëndetshme dhe jetëgjatë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telaku Dental (@telaku_dental)



ks