
5
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Danja Koka, mbrëmjen e djeshme ka martuar motrën e saj në një ceremoni mjaft të veçantë dhe emocionuese.
Për këtë rast të rëndësishëm, Danja kishte ftuar këngëtarin Jozi si artistin kryesor të mbrëmjes. Performanca e tij elektrizuese ndezi atmosferën, shkruan “Kosovarja”.
Ndër të tjera, Danja është shprehur: “E mbajti fjalën”, duke nënkuptuar përkushtimin dhe profesionalizmin e këngëtarit, që i qëndroi premtimit dhe e bëri natën edhe më të paharrueshme.
Padyshim modelja e shijoj këtë natë duke festuar për motrën e saj.
ks