ShowBizzz

Befason Laert Vasili: Me Gjestin do luaja në teatër, e kam gati pjesën

Laert Vasili ishte i ftuari i radhës në “Live From Tirana”. Ai ka folur më shumë për karrierën e tij artistike, rrugëtimin e tij në këtë edicion të reality show, mendimin e tij për fituesin, Gjestin, por dhe shumë më tepër…

Ronaldo: Do ta ftoje ndonjëherë Gjestin në teatër për të parë një shfaqje?

Laert: Unë madje do luaja me të.

Ronaldo: Si do ishin rolet? Për çfarë bëhet fjalë?

Laert: E kam shkruar gjatë COVID-it këtë, i frymëzuar nga tre vepra të njohura ndërkombëtare me dy personazhe. E kam sjellë në realitetin shqiptar. Janë dy veta në një oborr që luajnë tavëll dhe mendojnë si do bëjnë shumë para. Dhe zgjidhja që gjejnë, është të sjellin punëtorë nga Afrika. Do ishte perlë! Tani që e thua, mund të ishte e bukur shumë.



ks