ShowBizzz

Olsi Bylyku kështu surprizon partneren për ditëlindje

Këngëtari dhe aktori Olsi Bylyku ka bërë një postim të veçantë në rrjete sociale me rastin e ditëlindjes së partneres së tij.

Në këtë ditë të veçantë për të, Olsi nuk ka munguar të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij, duke e falënderuar publikisht për sakrificat dhe përkushtimin ndaj lidhjes së tyre, shkruan “Kosovarja”.

“Ti e bërë të mundur, u kujdese për mu, për ne, me mbështet në çdo vendim. Të dashurosh është bukur por të dashurosh dhe riskosh është lavdi, faleminderit që mi mësove, ndaj sot gëzoj me ty për ty. Gëzuar ditëlindjen Amla, të dua”.

Andaj urimet e shumta ishin edhe nga ndjekësit.



ks