ShowBizzz

Momente të veçanta për Angela Martinin me gjyshen 95-vjeçare: “Zemra më mbushet kur jam me të”

Modelja dhe autorja e njohur Angela Martini ka ndarë një moment shumë të veçantë në rrjetet sociale, ku shihet duke përqafuar gjyshen e saj 95-vjeçare, nanën Doga. Në një postim prekës, Angela shprehet mirënjohëse për mësimet e vyera që ka marrë prej saj, duke theksuar se gjyshja i ka mësuar çfarë është dashuria dhe e mira.

“Takimi me gjyshen time 95-vjeçare, nana Doga, që më mësoi se çfarë është dashuria dhe e mira. Forca dhe humori i saj, ende në këtë moshë, ma mbushin zemrën plot,” shkroi Angela në Instagram.

Videoja dhe fotot ku të dyja perqafohen e duken të buzëqeshura, ka prekur ndjekësit që kanë përgëzuar modelen për respektin dhe dashurinë ndaj familjes. Ky takim i ngrohtë është një kujtesë e bukur për rëndësinë e lidhjeve familjare dhe vlerave njerëzore.



ks