
5
Është radha e Elias që të bëjë pushime, pasi Geraldina e vogël është kthyer nga udhëtimi me babain. Në rrjetet sociale, Elia ka preferuar që të tregojë shumë pak nga ditët e saj të relaksit.
Por ajo që vëmë re është që destinacioni nuk ka qenë këtë vit as jashtë shtetit dhe as jugu i vendit.
Në Instagramin e aktores shihet se destinacioni është diku në zonën e Durrësit dhe veç vajzës së saj, bashkë me to është edhe një mikeshë e saj.
Në postimet e bëra, Elia është treguar e rezervuar, duke preferuar që mos të publikojë foto me bikini, por vetëm e veshur. Qëkur mes çiftit filloi kriza, Elia dhe Princi nuk i bënë më pushimet së bashku, që para se të divorcoheshin.
ks