
2
Dy turistë gjermanë janë shpëtuar nga Policia e Vlorës, pasi veliera e tyre kishte mbetur e bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Vlorës, salla operative mori njoftim se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy shtetas, kishte mbetur e bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman dhe kërkohej ndihmë.
Nga verifikimet paraprake rezulton se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, kishte mbetur e bllokuar në zonë që prej mbrëmjes së kaluar.
“Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme.” -thuhet në njoftimin e policisë.