
1
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë perëndimore, ka njoftuar autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive AFAD i vendit.
Tërmeti u ndje në disa provinca, shkruan Reuters.
AFAD tha se tërmeti ndodhi në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme në asnjë nga provincat e prekura.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se ekipet e emergjencës nga AFAD kishin filluar inspektimet rreth Stambollit dhe provincave fqinje, por se deri më tani nuk kishte marrë raporte negative.
Sipas AFAD, tërmeti goditi në një thellësi prej 11 km, ndërsa Qendra Gjermane e Kërkimit për Gjeoshkencat (GFZ) regjistroi tërmetin me magnitudë 6.19 dhe një thellësi prej 10 km.