
1
Këngëtarja e disa hiteve Albulena Uka, ka ndarë një rrëfim prekës në ‘Onima’.
E pyetur se kur kishte qarë për herë të fundit, Albulena tregoi se kjo kishte ndodhur para disa javësh, kur u përball me një situatë të rëndë shëndetësore, shkruan “Kosovarja”.
Sipas saj, pas disa analizave dhe kontrolleve, mjekët fillimisht e diagnostikuan me kancer, gjë që e tronditi thellë. Por më pas, ajo vendosi të bënte kontrolle në disa klinika të tjera dhe aty doli në pah e vërteta.
“Nuk kam pasur asgjë serioze, kisha vetëm disa probleme me indet e brendshme, me lukthin, që kishin ardhur si pasojë e disa kapilarëve që kishin shpërthyer dhe më shkaktuan gjakderdhje” u shpreh Albulena.
Ky përjetim sipas saj ka qenë një nga momentet më të frikshme dhe emocionalisht më të vështira të jetës së saj.
ks