1
Një aksident i rëndë ku janë përfshirë gjashtë vetura ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht Komoran.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar disa persona, ndonëse numri i saktë ende nuk dihet.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.