Lajme

Mimoza Kusarit-Lilës i digjet ymyti për kryetare të Gjakovës

Lëvizja Vetëvendosje- Dega në Gjakovë pritet që sot të zytarizojë Ardian Golën në garën për të parin e qytetit.

Fillmisht VV-ja vendosi që për të parin e Gjakovës të kandidojë Agon Batushën mirëpo tashmë Batusha është larguar nga gara.

Sipas burimeve të Indeksonline partnerja e koalicionit Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar që për të parin e Gjakovës të propozohet një emër i pranushëm për të gjithë.
Po ashtu Kusari-Lila ka dhënë garancë se nuk propozon emër të kandidatit nga Alternativa për kryetar të Gjakovës nësë Batusha tërhiqet nga gara.
Ceremonia e prezantimit të Golës për kryetar të Gjakovës do të bëhet sonte ku prezent do të jetë edhe vetë Kurti.

Në garë për të parin e Gjakovës pos Golës janë edhe Ardian Gjini nga AAK-ja, Shefqet Shehu nga LDK-ja dhe Ervin Shabani nga PDK-ja.