ShowBizzz

Djali që veshë çorapet me fytyrën e Mihrije Brahes, befasohet nga këngëtarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha, ka dhuruar një moment emocionues në emisionin “N’Mal a N’Det” në “ATV”.

Në një skenar të përgatitur nga stafi i programit, ajo ka bërë një surprizë të veçantë për TikToker-in e njohur, Labin, i cili në videot e tij në platformën TikTok shfaqet shpesh si fans i këngëtares.

Labi, i njohur për energjinë dhe karizmen e tij, nuk e ka fshehur haninë kur është përballur për herë të parë me këngëtaren, shkruan “Kosovarja”.

Ky takim ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke marrë qindra komente.



ks