Lajme

Ky është këmbësori që humbi jetën tragjikisht në Lladovë të Gjilanit

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e së enjtes, më 14 gusht 2025, rreth orës 15:40, në fshatin Lladovë të Gjilanit.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se shoferja Dafina Rexhepi, duke drejtuar një automjet të tipit “Golf” në relacionin Zhegër-Gjilan, ka goditur këmbësorin Selami Ukshini, 43-vjeçar pranë një vendkalimi për këmbësorë, për shkak të pakujdesisë gjatë vozitjes.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente të Gjilanit, e më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të specializuar.

Fatkeqësisht, në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:30, familjarët kanë mësuar se Selami Ukshini ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.



ks