ShowBizzz

Petri Bozo: Kemi përjashtuar vajza të bukura nga Miss-et, sepse u mungonte truri

I ftuar në episodin e fundit të këtij sezoni të “Flet” nga Ilnisa Agolli, ka qenë Petri Bozo. Petri është një emër shumë i dëgjuar për publikun shqiptar, regjizor, producent, organizues i Misseve të ndryshme në vend, të tilla si Miss Shqipëria apo Universe.

Në këtë intervistë, ai foli më shumë për të bukurën në vetvete por jo vetëm…

MGID Paragrafi 2

Pjesë nga intervista

Çfarë e shtyu Petri Bozon që t’i hynte konkurseve të bukurisë?

E para, unë kam qenë bashkëregjisor me Verën tek Miss-i ku doli Bobi, Miss Albania ’91, por u bë në ’92. Kemi qenë të dy, unë kisha një regji, kemi qenë tek Piramida, aty ku ka qenë Top-i. Me trup diplomatik, se ishte një ngjarje e madhe në atë kohë. Shqipëria ishte në kolaps për bukë, ndërkohë organizon paradoksin më të madh të një gjëje. Domethënë këtej duke vdekur për bukë, këtej duke bërë konkurs bukurie. U vlerësua jashtë mase si ide. Dhe ideatorët e vërtetë, nuk kam qenë as unë, as Vera, ka qenë Blendi Gonxhja me Blendi Fevziun.

Moneytizer Paragrafi 4

Si është arti i sotëm në sytë e tij?
Arti do të kishte evoluar shumë herë më tepër, nëse nuk do të pozicionohej artisti për të përfituar fonde dhe duke u militantizuar nga njëri krah ose krahu tjetër. Pra, nëse do të kishte atë lirinë dhe impaktin normal të krijimtarisë, pa u pozicionuar politikisht, do të ishte 10 herë më lart.

Sa inteligjente duhet të jetë një Miss, për të qenë një Miss?
Tani kanë ndryshuar shumë kushtet. Ka vite, u bë 10 vjet që i kushtojmë shumë rëndësi kësaj pjesës. Ka mundësi që në audicionet e Miss Shqipërisë, një vajzë, pavarësisht nga shtatlartësia dhe bukuria, të përjashtohet dhe për shkak të mungesës së trurit.

Pse u vonove kaq shumë për këtë?
Nuk është se u vonova, por deri në momentin që nuk kishim një përfaqësim jashtë, dhe nuk kuptonim çfarë ndodhte në kompeticionet botërore të nivelit të lartë, mund t’i toleronim këto gjëra. Kur pamë që përfaqësimi jonë si konkurrent edhe si shtet, çalonte pikërisht tek ky segment… mangësia e të folurit dhe të shprehurit lirshëm në gjuhë të huaj, raportet që duhet të kishte me leximin një vajzë… Kësht që filluam t’i kushtojmë shumë vëmendje dhe u bënë vite, gati më shumë se 10 vite që ne japim çmimin “Miss Inteligjenca”. Kiara Tito për shembull ka fituar “Miss Inteligjenca” tek Miss Shqipëria.

A shkojnë vajzat në konkurse bukurie që të bëhen të dashurat e bosave të krimit?
Nuk ka qenë asnjë nga tonat. Ajo është çështje personale, ne kemi për detyrë sa është brenda organizmit tonë, të zbatojë rregullat edhe kushtet që i vëmë ne. Besoj se janë shumë të pakëta rastet që kanë qenë pjesëmarrëse tek ne, edhe kanë përfunduar në atë krahun tjetër.

A mendon se jetojmë në një shoqëri fasadë? Sa kontrubues je ti për ta ndryshuar këtë koncept?

Bojën e ndërtesës? Ta ndryshoj bojën? Nuk e ndryshoj dot. Ne kemi vetëm një bojaxhi. Bojaxhiu vendos edhe kaq!

 

Artikull i sponzorizuar



ks