
0
Një aksident i rëndë komunikacioni i ka marrë jetën një të riu sot në Dollc të Klinës.
Viktima është Sadik Muslija, 23-vjeçari nga fshati Dujakë i Gjakovës. Sadiku ishte djali i vetëm i familjes Muslija.
Ish mësuesi ka bërë një reagim në llogarinë e tij që ka prekur zemrat, shkruan “Kosovarja”.
“Me dhimbje të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-nxënësit dhe bashkëvendësit tim të dashur, Sadik Muslija. Do ta kujtoj gjithmonë si një i ri plot energji, respekt dhe përkushtim! Ngushëllime Familjes Muslija” ishin fjalët e tij.