
Pas videos virale që qarkulloi në rrjet disa javë më parë mes reperit Stresi dhe Jozit, e cila u pasua nga veprimi i Gjestit që i hoqi “follow” në rrjete sociale Stresit, ka ardhur së fundmi një reagim publik nga menaxheri i artistit, Ardian Prenaj.
Në një postim në “Instagram Story”, Prenaj thekson se situata është interpretuar ndryshe nga ajo çfarë është realisht, duke nënvizuar se karriera e gjatë e Stresit nuk mund të vihet në dyshim nga episode të tilla.
“Situata ka qenë ndryshe nga ajo që është perceptuar nga të tjerët. Është thelbësore të theksojmë se nuk do të lejojmë që një karrierë mbi 20-vjeçare, e ndërtuar me përkushtim dhe integritet, të nëpërkëmbet apo të vihet në dyshim. Respekti ndaj punës dhe kontributit shumëvjeçar është një vlerë që duhet të mbrohet,” – shkruan ai.
Prenaj e mbyll reagimin e tij me një mesazh mbështetës për reperin:
“Ne kthehemi më të fortë. BB4L”.
Ky reagim vjen si një sinjal i qartë nga menaxheri i Stresit se artisti do të vazhdojë rrugëtimin e tij me të njëjtin intensitet dhe vendosmëri, pavarësisht polemikave që lindin në rrjete sociale.