Lajme

“Murati e quajti UÇK-në një ushtri guerile”, Musliu i rikujton një status të vjetër

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar arsyen pse nuk është votuar Hekuran Murati për postin e kryetarit të Kuvendit.

Sipas saj, nuk mund të votohet për një person që, sipas saj, fyen gjakun dhe sakrificën mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

MGID Paragrafi 2

Në mbështetje të qëndrimit të saj, Musliu ka bashkëngjitur edhe një status të vjetër të Muratit nga viti 2016.

“Kur dikush quan luftën e lavdishme të UÇK-së : ‘vetëm tre muaj të një ushtrie guerile’, dhe e krahason atë me kosto buxhetore, nuk është çështje buxheti , është mungesë respekti”, ka shtuar tutje Musliu.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nuk votohet për Kryetar Kuvendi një njeri që fyen gjakun dhe sakrificën mbi të cilat është ndërtuar ky shtet. Është përçmim i historisë, i familjeve të dëshmorëve, i invalidëve, i veteranëve, dhe i çdo shqiptari që e di çfarë çmimi kemi paguar për lirinë që sot ai e shfrytëzon për t’i fyer ata që e fituan. Nuk mund të udhëheqësh një Kuvend të Republikës së Kosovës, kur nuk e respekton themelin e saj: luftën për çlirim. Ky nuk është vetëm qëndrim politik, është qëndrim moral dhe kombëtar”.

Artikull i sponzorizuar