
1
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, reperi i njohur amerikan Lil Nas X u arrestua pasi u gjet duke ecur në rrugë vetëm me të brendshme, gjë që alarmoi kalimtarët dhe forcat e rendit.
Pas ndërhyrjes së policisë, reperi thuhet se iu rezistoi arrestimit, madje goditi disa zyrtarë policorë gjatë përplasjes fizike.
“Ai u transportua në një spital lokal për një mbidozë të mundshme dhe u arrestua për dhunë ndaj një oficeri policie,” – bëri të ditur policia.
Sipas burimeve të NBC, Lil Nas X e goditi dy herë në fytyrë një oficer, gjatë përleshjes së momentit.
Aktualisht, zyrtarët nuk janë të sigurt nëse reperi ishte nën ndikimin e substancave narkotike, apo në një gjendje të rënduar mendore në momentin e incidentit.
ks