Lajme

Një grua vdes pasi u godit nga vetura në fshatin Gjonaj në Prizren

Një person është goditur për vdekje derisa ishte duke kaluar rrugën në fshatin Gjonaj në Prizren.

Viktima është 40 vjeçare me inicialet M.H.

MGID Paragrafi 2

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se i dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident është dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.

Moneytizer Paragrafi 4

“Me datë 02.09.2025, rreth orës 12:50, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një aksident trafiku në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit. Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se një këmbësore, M.H., rreth 40 vjeç, nga Kabashi i Hasit, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, pasi është goditur nga një veturë derisa ka qenë duke e kaluar rrugën. I dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident, është dorëzuar në Stacionin Policor të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmerr veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, ka thënë Bytyqi

Artikull i sponzorizuar



ks