ShowBizzz

Aktorja e njohur dhunohet nga partneri i saj, publikon foto

Aktorja britanike Danielle Mason, 42 vjeçe, ka akuzuar ish-të fejuarin e saj, Lee Dopson, 45 vjeç, për dhunë fizike gjatë një incidenti që, sipas saj, ndodhi pas festës së fejesës në nëntor 2024. Mason, e cila njihet edhe si motra nga nëna e aktores së “EastEnders”, Jessie Wallace, ka ndarë në Instagram foto të fytyrës së saj të dëmtuar, shoqëruar me postime ku flet për betejat ligjore kundër Dopson.

Ajo rrëfeu se ngjarja ndodhi pas një feste luksoze në hotelin DoubleTree By Hilton St Anne’s në Wokingham. Javën e kaluar, Danielle ka siguruar një urdhër ndalimi ndaj ish-partnerit të saj nga Gjykata e Slough. Aktorja u shpreh se vendosi të flasë publikisht pasi Lee publikoi një video ku shfaqej me shenja në fytyrë, duke pretenduar se ishte viktimë. Danielle, megjithatë, theksoi se ato ishin pasojë e vetëmbrojtjes gjatë sulmit.

MGID Paragrafi 2

Historia e çiftit nisi në vitin 2023, pasi u njohën rastësisht në një supermarket, ndërsa shoqëronin fëmijët në shkollë. Të dy kanë fëmijë nga marrëdhënie të mëparshme. Danielle është nënë e dy fëmijëve me ish-bashkëshortin Tony Giles, me të cilin mori pjesë në reality show-n “My Big Fat Gypsy Wedding”.

Moneytizer Paragrafi 4
Artikull i sponzorizuar



ks