
5
Moderatorja Luana Vjollca ka festuar ditëlindjen e saj të 34-të në mënyrën më të bujshme të mundshme. Ajo ka ndarë me ndjekësit një seri fotosh ku shfaqet e rrethuar nga dhjetëra buqeta me trëndafila të kuq, të vendosura si dekor i setit fotografik.
Në pamje të parë, dhuratat duket sikur janë nga miq apo të dashur, por si duket, vetë moderatorja ka blerë buqetat për t’i përdorur gjatë xhirimeve të ditëlindjes, shkruan “Kosovarja”.
Pavarësisht spekulimeve, Luana mbetet një nga figurat më të ndjekura të ekranit dhe rrjeteve sociale.
Me stilin e saj karakteristik, ajo preferon ta mbajë kontrollin e narrativës, edhe në ditë të veçanta si kjo.
ks