
Me një mori hitesh dhe me aftësinë për të kapur shpirtin e kohës, këngëtarja shqiptare që udhëton nëpër botë ka arritur statusin e një ikone ndërkombëtare. Mes ndalesave të turneut të saj të stuhishëm, ajo reflekton mbi letërsinë, fuqinë e dashurisë dhe transformimin që sjell performanca live. Harper’s Bazaar një nga revistat më të njohura të “luxury fashion”, e themeluar që në 1867 në SHBA i ka bërë Lipës një interviste portret për numrin e kësaj vjeshte
Është një pasdite e bukur në Mynih, dhe sheshet e qytetit janë plot me njerëz me sy të përgjumur, ende duke festuar. Të shpërndara në stola parqesh shihenb mbeturinat e fundit të gotave të birrës, simboli universal i një nate të paharrueshme. Duket sikur gjithë qyteti është ende në një gjendje pasfeste, nga mbrëmja e kaluar, kur Paris Saint-Germain mposhti Inter Milan-in për të fituar trofeun e parë të Ligës së Kampionëve dhe Dua Lipa performoi para një audience me më shumë se 15.000 fansa ulëritës.
Është e qartë që emri i Dua Lipës është bërë sinonim me thyerjen e kufijve. Albumi i saj i vitit 2020, Future Nostalgia, ishte një sukses global – një hit në top-10 në më shumë se 30 vende. Ai u publikua pikërisht kur qeveritë po shpallnin karantinën gjatë pandemisë, dhe këngët e tij dominuan skenën pop. Hiti më i madh, Levitating, u shpall nga Billboard si kënga më e madhe e një artisteje femër të shekullit XXI.
Aktualisht, Lipa është në një turne botëror për albumin e saj të fundit, Radical Optimism. Personaliteti i saj në skenë është një përzierje e perëndeshës së pop-it me një ndjeshmëri fine. Shumë herë, kur e shikon live, harron që ndodhesh në mes të mijëra vetëve.
“Nuk po përpiqem të lë një energji të çmendur në botë, thjesht po përpiqem të argëtohem”
“Ajo është krijuar për skenën. Ka një talent të jashtëzakonshëm për të krijuar ndërveprim me publikun,” thotë regjisori spanjoll Pedro Almodóvar, një mik i Duas. “Bukuria gjithmonë më frymëzon, por e saja është e veçantë. Ajo është e gjallë. Është ngjitëse. Ajo ka aftësinë ta bëjë një auditor të duket sikur është një klub, me atë humorin e saj të çuditshëm që më pëlqen.”
E takova për herë të parë Lipën përpara koncertit të saj në Olympic Hall të Mynihut, në dhomën e saj të veshjes. Për dikë që do të performonte përballë mijëra njerëzve, ajo ishte tepër e qetë. Është e vështirë ta besosh kur më tha më vonë: “Kur fillon shfaqja, unë gjithmonë bëhem nervoze.”
E veshur me një bluzë rozë me rripa të hollë ajo sapo kishte mbaruar provën e këngës që do të këndonte atë mbrëmje. Për çdo qytet të turneut, Lipa zgjedh një këngë vendase për ta kënduar: Këtë herë ishte “Forever Young” nga Alphaville. (Publiku çmendet.) Në Pragë disa netë më parë, ajo këndoi një këngë nga këngëtarja polako-çeke Eëa Farna, dhe e interpretoi në çekishte të përsosur. Kënga “Na stři nížek” u ngjit në vendin e parë në Spotify në Çeki atë javë. “Ka një moment kur unë shoh në turmë,” thotë Lipa, “dhe e kuptoj që s’është e njëjta ndjesi si kur jam vetëm, duke kënduar në dhomën time. Kur i këndoj këto këngë, ndjehem e fuqishme. Dhoma bëhet më e madhe.”
Profili i Lipës është një emblemë për markën e saj: bujare, e dhembshur, e drejtpërdrejtë dhe pa naze. Peizazhi muzikor i sotëm dominohet nga yje të çmendura me kode të fshehura dhe mesazhe të koduara. Por Lipës nuk i interesojnë konstruksione të ndërlikuara. Paraqitja e saj është plot shkëlqim dhe sinqeritet. Jeta që ajo ndan online – foto pushimesh buzë detit, fustane madhështore në evente gala, përqafime me të fejuarin Callum Turner – ka sjellë shpesh ngacmime të ëmbla si “vajza që gjithmonë është me pushime.” Por, sigurisht, puna e saj flet ndryshe: më shumë se 100 shfaqje në 41 qytete në mbarë botën, nga Kuala Lumpur në Dallas. Shumë do ta konsideronin praninë e saj të gjallë në rrjetet sociale si provë të një dëshire të hekurt për të jetuar jetën që ka krijuar për vete. “Planetët janë paksa të çmendur tani,” i thotë ajo astrologut të saj, “me Saturnin që më shtyn drejt një energjie më negative. Duhet të jesh shumë i qëllimshëm për ta mbajtur rrugën e drejtë dhe për të bërë diçka pozitive.”
Të nesërmen, e takova Lipën në hotelin e saj në qytetin e vjetër, në Pragë. Dhoma e saj ishte një suitë e madhe mermeri, me dritare të larta që shikonin një oborr të brendshëm. Ajo kishte veshur një jelek të zi Calvin Klein, pantallona lëkure të zeza nga stilisti lituanez Dutrė Kat, çizme Gucci dhe një pallto klasike nga The Roë. Pamja ishte e thjeshtë dhe e sofistikuar. Është e lehtë të kuptosh pse pamjet e saj janë aq të dokumentuara, të adhurueshme dhe të kopjuara. Ajo ka qenë fytyrë e fushatave për Versace, Puma, YSL Beauty dhe, mbi të gjitha, Chanel. Ajo vendos çantën e saj Chanel 25 pranë shtratit (është një nga të paktat që ka në përmasë të mesme) dhe ulet me një buzëqeshje të lodhur.
Fjala që përdor për të përshkruar botën e saj të riimagjinuar është Radical Optimism – krejt ndryshe nga albumi i saj i kaluar Future Nostalgia. cili është shpjegimi i këtij togfjalëshi siapas saj? “Për mua, do të thotë të jem e duruar me veten,” thotë ajo. “Të bëj gjërat përmes të cilave ndihem mirë dhe natyrale dhe pastaj thjesht të vazhdoj të bëj gjëra për të cilat jam krenare.”
Shumë aktivitete që shkojnë përtej këngës ajo i krijon kur nuk është në turne. Me Service95, një sipërmarrje kreative që përfshin një faqe interneti, një buletin, një libër dhe një podcast, ajo ka si synim të “zgjerojë horizontet e mia dhe të nxjerr në pah gjërat që më frymëzojnë.” Ajo ka intervistuar që nga Patti Smith e deri te Tim Cook, CEO i Apple, regjisori Almodóvar dhe shumë të tjerë. Pyetjet e saj janë të gjera, të hulumtuara, të ndjeshme dhe me humor.
Kur e pyes për të shkruarin, ajo më thotë: “Unë besoj që gjithçka që shkruaj më përket mua. Nuk jam duke u përpjekur të investoj një energji të çmendur në botë. Jam thjesht duke u përpjekur të jem e lehtë dhe të argëtohem, duke ndarë përvojat e mia.”
Unë i përmenda shkrimtarin amerikan Alexander Chee, i cili thotë se të shkruarit është gjithmonë edhe një reflektim mbi vetveten. Lipa buzëqesh dhe thotë se ndjen të njëjtën gjë. “Ti bën gjënë që do – ti krijon diçka pas së cilës je i apasionuar dhe për të cilën je krenar,” thotë ajo me vendosmëri. “Ti e vendos atë në botë, dhe njerëzit mund ta pranojnë ose jo. Nuk është zgjedhja jote.”
Kjo mënyrë të menduari e bën të mundur që Lipa të thotë sinqerisht në një këngë: “A je dikush që mund të jem unë?” ose thjesht “A jam tërhequr pas teje?” Por ajo gjithashtu e di se si të dalë nga situatat e vështira – për shembull, ajo më tregon për një makth të përsëritur ku ngec në një derë dhe nuk mund të kalojë, por gjithmonë e gjen një mënyrë të re për ta kapërcyer.
Këngët e saj flasin për rrënjët e saj. Lipa është fëmija i parë i emigrantëve shqiptarë nga Kosova, që u larguan nga Jugosllavia e trazuar për shkak të konfliktit politik dhe dhunës. Ajo lindi në Londër në vitin 1995 dhe jetoi atje deri në moshën 11-vjeçare, kur prindërit e saj u kthyen në Kosovë, pak para shpalljes së pavarësisë, në vitin 2008.
“Kam kaluar shumë kohë duke mbrojtur zemrën time, ndaj po e lë të lirë”
Artistët që vijnë nga histori familjare të mbushura me shtypje dhe përplasje shpesh zgjedhin guximshëm të përqafojnë artin e të jetuarit me gëzim. Lipa, e cila nisi mësimet e këndimit që në moshën nëntëvjeçare, u rikthye në Londër e vetme në moshën 15 vjeçare, duke jetuar me një të afërm, ndërkohë që ndiqte një karrierë në muzikë. Ishte një rrezik i madh, por i logjikshëm për një vajzë që e dinte saktësisht çfarë donte. Ajo u përpoq shumë, duke ngarkuar video me këngë të vetat, duke bërë modelim dhe audicione. Në një platformë digjitale, ajo nisi një blog “Dua Daily”, ku dokumentonte jetën e saj. Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo ruajti një lidhje të fortë me të afërmit. (Kur u takuam shkurtimisht përpara koncertit të saj të parë, në dhomën e veshjes, ajo përmendi pa të keq një darkë familjare që kishte planifikuar gjatë ndalesës në Amsterdam, ku do të mblidheshin kushërinj, halla dhe xhaxhallarë).
Shumë nga temat kryesore të punës së saj krijuese lidhen me pasionin e saj të hershëm për letërsinë. Kjo i vjen pjesërisht nga dashuria për librat që ka trashëguar nga familja. Gjyshi i saj nga nëna ishte një historian i njohur në Kosovë, dhe prindërit e saj kultivuan tek ajo dashurinë për librin. “Ishte një pjesë kaq e madhe e fëmijërisë sime,” thotë ajo. “Kishte një librari të madhe në O2 Centre në Finchley Road në Londër, me një seksion për fëmijë. Në fundjavë, prindërit më çonin aty të lexoja libra, dhe unë doja të kalonim gjithë ditën aty. Librat më mësonin si të ngadalësoja pak rritmin e shfrenuar.”
Ajo tregon për një vizitë në një burg grash në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e programit të Book Prize Foundation. Klubi po diskutonte librin Shuggie Bain (i cili ishte përzgjedhje edhe për Librin e Vitit dhe kishte fituar vetë një çmim). Romani flet për rritjen në një familje punëtore në Skoci – brutal dhe i bukur njëkohësisht. “Ishte një grua atje që tha se nuk kishte lexuar shpesh. Ajo ishte 52 vjeçe, dhe tha: ‘Ah, sikur të kisha lexuar më herët, ndoshta nuk do të isha këtu”, sepse leximi i librave më ndihmon të kuptoj më mirë njerëzit dhe emocionet. “Leximi hap horizonte të reja. Dhe e bën botën më të vogël.’”
Muzika pop funksionon në mënyrë të ngjashme. Në rastin më të mirë, ajo të bën të ndihesh sikur kënga është shkruar vetëm për ty. Merr historitë më të thella personale të dashurisë, dhimbjes dhe zemërthyerjes dhe ia përcjell dëgjuesit në një formë që duket universale – e kapur si nga një yll ndërkombëtar, edhe nga një dëgjues i rastit që e dëgjon në kalim e sipër.
“Dua është e mirë për ekonominë e gëzimit,” thotë shoku i saj Mustafa Ahmed, poet dhe këngëtar.
Shkrimtarja Min Jin Lee, e cila u takua me Lipën kur ajo e intervistoi për podcastin Service95, ndan të njëjtën ndjesi. “Unë shoh shumë të rinj në botë, dhe dua që ata të kenë përvoja kulture që i bëjnë të ndihen mirë. Service95 e merr këtë seriozisht.” Përveç librave, ajo fton rregullisht autorë dhe artistë për darka në shtëpi për të bashkuar perspektiva të ndryshme. “Ka shumë aspekte shkatërruese të kulturës sonë popullore tani,” thotë Lee, “dhe mendoj se Dua po e trajton këtë në një mënyrë shumë intelektuale, filozofike.”
Në të njëjtën kohë, ajo mund të jetë edhe e ndritshme, e bukur dhe aspirative.
Ka një thënie të famshme të shkrimtarit “Happiness ërites ëhite”, që do të thotë se është më e vështirë të përshkruash gëzimin dhe dashurinë në mënyra që nuk duken sipërfaqësore ose dëshpëruese. Por kur Lipa shkruan për dashurinë si artiste, ajo e bën me buzëqeshje. “Ti vendos çfarë është e mrekullueshme dhe çfarë jo. Kjo më jep rehati.”
Përmes Mustafa Ahmed Lipa u lidh me Kallum Turner, me të cilin tani është e fejuar. “E dua dashurinë. Është një gjë e bukur,” thotë Lipa. “Është frymëzuese. Ti e gjen veten duke u dashuruar fuqishëm gjithmonë, në mënyrën më të mirë të mundshme. Ti po shikon përtej, siç bën dikush kur flet për të dashurin e saj.”
“Kjo ndjeshmëri është e frikshme, por ndihem me fat që e lejoj veten ta ndiej. Kam kaluar shumë kohë duke qenë e mbrojtur, duke ruajtur zemrën time, ndaj po e lë të lirë këtë ndjenjë dhe po mendoj: ‘Nëse duhet të lëndohem, atëherë kështu do të ndodhë. Thjesht duhet ta lejoj dashurinë.’”
E pyes si ndjehet tek flet kaq hapur për marrëdhënien që ka tani. “Jam më e lumtur se kurrë, ndaj ndjehem sikur do të ishte e gabuar të mos e përmendja. Kur je figurë publike, ndarja e gjërave personale është shumë erezikshme. Por këtë herë unë kam dëshirë të flas”
Mustafai rrëfen një histori për kujdesin dhe konsideratën e pandalshme që Lipa ka treguar për të, duke theksuar se “nuk ka asnjë ndarje mes mënyrës se si ajo sillet me mua dhe si sillet me publikun.” Në vitin 2023, vëllai i tij u vra me armë në Toronto. Ai ra në depresion të thellë, por shkoi në Berlin. “Dua më kontaktonte gjatë gjithë kohës,” thotë ai. “Ajo më ftonte për darkë në shtëpinë e saj për Krishtlindje, një vend për të marrë pak frymë nga dhimbja e madhe që mbarte humbja. Zia është si një dënim i përjetshëm. Ndonjëherë njerëzit nuk mund ta ndajnë këtë dënim me ty, dhe kështu ti duhet të kesh durim për një kohë të gjatë. Por thjesht nuk isha gati për atë lloj durimi.”
Lipa përfaqëson diçka unike në hapësirën e argëtimit: një zë të rrallë, si në terma të toneve, ashtu edhe metaforikisht, në raport me artin e saj. “Është e pamohueshme. Ajo thjesht ka diçka hyjnore,” thotë producenti Mark Ronson, i cili bashkëpunoi me të në hitin Dance the Night nga filmi Barbie.
Pak muaj më parë, Ronson dhe Lipa po regjistronin materiale të reja në një studio në Nju Jork. “Kemi bërë muzikë bashkë prej tetë vitesh,” thotë ai, ndërkohë që ajo këndonte në kabinë. “Është një ndjenjë e bukur të shkruash për marrëdhënien, dhe unë i thashë asaj: ‘E di që kjo tingëllon si klishe, por duket sikur po të shoh teksa lind si grua përmes këtyre këngëve dhe këtij disku.’ Ajo gjithmonë ishte e pjekur, por tani duket sikur po rritet shumë shpejt. Ajo ka qenë gjithmonë e fortë. Por ajo që është bërë tani… kjo është një epokë e re për të si kantautore dhe si njeri.”
“Ngjitja e çdo hapi është një dhuratë,” thotë Lipa. Ajo po flet për albumin e saj të ardhshëm – muzikë të re që mendon për të edhe në mes të orëve të vona. “Çdo ditë provoj të krijoj diçka që tingëllon krejtësisht ndryshe nga dje. Të kuptosh drejtimin e ri është ndoshta pjesa më e bukur, por gjithashtu edhe më e vështira.”/ Lapsi.al/