
1
Një 29-vjeçare lehonë ka vdekur dje në njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK.
Siç mëson Indeksonline e njëjta kishte humbur edhe foshnjën pak dië pas lindjes.
“Ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, pas disa problemeve që kanë lind në fund të shtatëzanisë së saj, edhe është sjellë pastaj në njësinë e Mjekimit Intensiv. Përkundër angazhimit maksimal, ajo nuk ka mujt me përballu sëmundjen, dhe dje në orët e pasdites edhe ka ndërruar jetë.”, ka thënë shefi i Klinikës Intensive për Indeksonline.