ShowBizzz

Alba Pollozhani sqaron aludimet për shtatzëni

Ish-konkurrentja e Ferma VIP, Alba Pollozhani, ka hedhur poshtë lajmet që qarkulluan mbi një shtatzëni të mundshme gjatë kohës së saj në reality show.

E ftuar në një studio televizive, ajo u shpreh se lajmi ishte i pavërtetë dhe se, nëse do të ishte real, nuk do të kishte arsye ta fshihte. “Nëse do ishte e vërtetë, unë do ta kisha pranuar sepse nuk mund të mohoj diçka të bukur,” tha Alba.

MGID Paragrafi 2

Ajo shtoi se pas daljes nga formati përjetoi emocione të forta dhe nuk ishte në gjendje të sqaronte çdo thashethem. “Ka qenë një fazë me shumë emocione të larta… sado i fortë të jesh, je konfuz me çdo gjë që ndodh përjashta,” tha ish-fermerja.

Deklarata e saj i dha fund spekulimeve që kishin qarkulluar javët e fundit, duke sqaruar publikun mbi situatën.

Moneytizer Paragrafi 4
Artikull i sponzorizuar



ks