Një trup i dekompozuar është gjetur brenda një veture të tipit Tesla të braktisur, i regjistruar në emrin e këngëtarit d4vd.
Policia e Los Angelos u thirr në një parking ku një Tesla e braktisur thuhet se po lëshonte një “erë të keqe” të hënën. Më pas, policia ka zbuluar trupin e pajetë të dekompozuar brenda automjetit, i cili më vonë doli i regjistruar me emrin e artistit të lartpërmendur.
Sipas NBC Neës, niveli i dekompozimit e ndërlikon hetimin dhe identifikimin e viktimës. Policia raporton se trupi u gjet brenda një qeseje në bagazhin e përparmë të automjetit.
Raportohet se Tesla u dërgua në parkingun e sekuestruar për shkak se ishte “i braktisur” dhe kishte qenë në parkingun e sekuestruar për disa ditë.
d4vd është aktualisht në turne. Ai performoi për herë të fundit në Madison, Ëisconsin të dielën dhe Rolling Stone raporton se koncerti i tij në Minneapolis i planifikuar për të martën do zhvillohet.
Policia raporton se d4vd ka qenë “plotësisht bashkëpunues” në hetimin për trupin e gjetur në Teslën e tij. Aktualisht, nuk ka asnjë informacion nëse hetimi do të ndikojë apo jo në turneun e tij të vazhdueshëm.


