Lajme

Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira

Një aksident zinxhir me përfshirjen e gjashtë automjeteve është shënuar këtë pasdite në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, rreth 4 kilometra pas daljes nga kufiri i përbashkët Shqipëri–Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një automjeti të vogël me targa shqiptare me një kamionçinë tip Iveco me targa të Kosovës. Goditja fillestare ka shkaktuar një përplasje zinxhir që përfshiu edhe katër mjete të tjera që po lëviznin në drejtim të Prizrenit.

MGID Paragrafi 2

Fatmirësisht, pavarësisht përmasave të aksidentit, nuk raportohet për persona të lënduar apo në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dëmet janë kryesisht materiale, ndërsa disa nga automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po drejtohej automjeti me targa shqiptare. Autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer hetimet e nevojshme.

Artikull i sponzorizuar