ShowBizzz

‘Hallall babë’, Loreta këndon vetë në dasmën e saj

Në ditën e saj më të veçantë, këngëtarja Loreta Zeqiri ka zgjedhur një mënyrë unike dhe prekëse për të hyrë në dasmën e saj, duke kënduar vetë këngën “Hallall babë”.

Interpretimi i saj u shoqërua me emocione të forta, ndërsa lotët nuk munguan, as nga ajo vetë, as nga të pranishmit.

MGID Paragrafi 2

Pamjet nga momenti janë bërë virale në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e ndjekësve dhe duke marrë qindra komente pozitive.

Kënga “Hallall babë”, e njohur për emocionin e thellë që përcjell, këtë herë mori një kuptim edhe më personal, pasi u interpretua nga vetë nusja, në një moment që shumë e kanë cilësuar si ndër më të ndjerët që kanë parë në dasma shqiptare.

Moneytizer Paragrafi 4
Artikull i sponzorizuar



ks